Irani, Fratini: Ndal ekzekutimet me vdekje

11/10/2009 21:20

Pas reagimeve te disa organizatave  humanitare per pezullimin e denimit me vdekje ndaj tre aktivisteve opozitare te ndaluar pas protestave ne Teheran ka reaguar edhe ministri i Jashtem italian, Fratini.

“Irani duhet te ndale ekzekutimet kapitale dhe per ceshtjen e te drejtave te njeriut duhet te hape nje dialog me Europen”, ka deklaruar Franko Fratini per mediat italiane.

Republika islamike iraniane eshte nje nder vendet me denueshmerine me te larte kapitale ne bote dhe vendosja e ketij denimi ndaj 3 aktivisteve te opozites te ndaluar qysh prej protestave paszgjedhore.

Top Channel