Inter: Padi ish shefit te gjyqtareve

11/10/2009 18:50

Shoqeria e futbollit “Internacionale” do te padise ne gjykate ish shefin e gjyqtareve Paolo Bergamo per shpifje ndaj shoqerise zikalter.

“Edhe sikur deklaratat e Bergamos te ishin te faktuara, ne do t’i drejtoheshim rruges ligjore kunder tij per te mbrojtur imazhin e shoqerise. Nderkaq shoqeria jone jo vetem qe nuk eshte ne dijeni te akuzave te zotit Bergamo por as nuk eshte e perfshire ne pretendimet e hedhura prej tij”, thuhet ne nje komunikate te shoqerise zikalter.

Ish shefi i gjyqtareve Paolo Bergamo ne nje interviste te dhene per nje nga televizonet italiane pati deklaruar se gjate kohes qe ishte ne detyre pergjohej nga shoqeria “Inter”.

Top Channel