Gjyqtari i dhunuar: Me goditen per shkak te detyres

11/10/2009 10:25

Thellohen hetimet per dhunen e ushtruar ndaj gjyqtarit Roland Jaupaj.

Ky i fundit ka vazhduar te kembengule se incidenti i shenuar pasditen e se premtes lidhet me profesionin e tij, nderkohe qe autori, Arjan Kokevelaj, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur per motive banale.

“E qellova, pasi dyshova se me ngacmoi gruan ne rruge me borine e makines”, ka thene Arjan Kokevelaj, pasi eshte arrestuar.

Nderkohe, burime nga grupi i hetimit pohojne per gazeten “Shqip” se shkak i plagosjes se gjyqtarit ka qene nje keqkuptim ne rrugen e lagjes “Kryengritja”, keqkuptim qe ka degjeneruar deri ne sharje dhe dhune fizike.

“Gjyqtari ka qene ne rrugen e lagjes me makinen e tij. Ai e ka ndalur makinen perballe nje dyqani dhe pasi ka hyre ne nje lokal aty prane, ka dashur te largohet. Rruga e makines ka qene e bllokuar dhe gjyqtari Jaupaj i ka rene borise se automjetit, ne menyre te pandare per disa minuta. Boria e ka shqetesuar Arjan Kokevelajn, i cili ka pasur banesen aty prane dhe ka bere qe ai te shkoje menjehere drejt gjyqtarit dhe te fjaloset me te. Me pas, situata rendohet”, keshtu tregojne per “Shqip” burime zyrtare te Policise se Fierit.

Nderkaq, gjyqtari Roland Jaupaj, gjate denoncimit te kryer ne polici, e ka lidhur ngjarjen me statusin qe gezon, ate te gjyqtarit.

Top Channel