Flamurtari fiton Kupen Mbarekombetare

11/10/2009 10:15

Flamurtari shpallet fitues i edicionit te pare te Kupes Mbarekombetare 2008-2009, nje aktivitet i ideuar per t’u zhvilluar ndermjet fitueses se Kupes se Shqiperise dhe fitueses se Kupes ne Kosove.

Vlonjatet e teknikut Gugash Magani triumfuan me rezultatin 2:1 perballe Hysit te drejtuar nga trajneri Luan Prekazi.

Per t’u theksuar eshte fakti qe ndeshja u luajt ne kushte shume te veshtira atmosferike dhe loja nuk eshte ngritur ne nivelet e pretenduara.

Vapa e madhe dhe orari kur ishte percaktuar fillimi i finales (15:00) bene qe futbollistet e te dyja skuadrave te kishin mjaft veshtiresi ne fushen e Vlores.

Kjo ishte edhe nje prej arsyeve per tribunat e boshatisura te stadiumit dhe interesimit te paket te tifozerise bregdetare.

Djukiç ishte heroi i vlonjateve me dy gola te realizuar, ne minutat 5’ dhe 60’, ndersa per Hysin shenoi Gashi ne te 75-en.

Ne perfundim te takimit, trofeu u dorezua nga presidenti i Federates Kosovare te Futbollit (FFK), Fadil Vokrri.

Edhe pse ne vitet e fundit ka qene shpesh i pranishem ne aktivitetet qe zhvillohen ne Shqiperi, per Vokrrin ky ishte nje rikthim ne kete impiant pas 22 vitesh.

Hera e fundit ka qene me 1987, kur militonte ne radhet e Partizanit te Beogradit, kundershtares se Flamurtarit ne Kupen UEFA.

Top Channel