Denimi i Sopotit, tifozet protesta me arkivol

11/10/2009 10:25

Nen “simfonine” e bilbilave dhe te nje arkivoli, si simbol i padrejtesise, qindra te rinj tifoze te Sopotit, te shoqeruar edhe nga nje pjese e banoreve te qytetit, kane protestuar dje ne rruget dhe sheshin kryesor te Librazhdit.

Arsyeja eshte revolta dhe indinjata prej atyre qe mbeshtetesit e klubit te Kategorise se Pare i kane cilesuar “penalizime ekstreme dhe te njeanshme”, qe Federata Shqiptare e Futbollit ka dhene ndaj ekipit te tyre te zemres.

Pas dhunes ne takimin Sopoti-Elbasani, ku gjyqtari Rama eshte dhunuar barbarisht, ndersa nuk ka munguar edhe hedhja e sendeve te forta ne fushe, Komisioni i Disiplines i dha verdhebluve tri piket ne tavoline, ndersa pezulloi per dy jave fushen e Librazhdit dhe i hoqi tri pike Sopotit ne klasifikimin e pergjithshem.

Per me teper, kapiteni Hajdari u pezullua per tri vjet nga te gjitha aktivitetet futbollistike.

Protestuesit, te cilet e kane nisur marshimin nga rruga prane fushes se futbollit, nen korin e bilbilave dhe borive, mbanin ne duar edhe parulla te shumta.

Neper banderola nuk mungonin akuzat per gjyqtarin, por edhe per Disiplinorin. “Ardian Rama i korruptuar”, “Duam Drejtesi”, “Arbiter, haram leket qe more nga Elbasani” e “Komisioni i Disiplines i shitur” ishin disa prej akuzave te hedhura.

Per te paren here ne historine e kontestimeve nga tifozet shqiptare, ne Librazhd protestuesit kishin zgjedhur te perdornin arkivol te madh.

I mbajtur ne shpatulla nga dhjetera veta dhe i mbuluar me nje cope te zeze ku shkruhej “Padrejtesi”, ai ka marshuar drejt qendres se qytetit.

Sipas organizatoreve, tifozet dhe qytetaret kane shprehur revolten ndaj vendimeve te FSHF-se, per masat e ashpra ndaj ekipit te Librazhdit.

Me thirrjet “Sopoti”, “Sopoti”, protestuesit kane tentuar te bllokojne qarkullimin ne rrugen kombetare qe lidh qytetin e Librazhdit me ate te Elbasanit, por ata nuk jane lejuar nga nderhyrja e policise.

Ne fund, me nje akt simbolik, arkivoli eshte hedhur ne rrjedhen e lumit Shkumbin.

Ne fund te mbylljes se kesaj proteste, pjesemarresit jane shperndare paqesisht, duke theksuar se nese federata nuk do te rishikoje vendimet kunder Sopotit, ne te ardhmen format e protestave do te radikalizohen.

Nderkohe, edhe kreu i Bashkise se Librazhdit, Kastriot Begaj, e mbeshteti protesten, duke e quajtur menyren sesi u transmetua lajmi si “te papergjegjshme dhe trillime te turpshme”.

Top Channel