Nga Kosova, Ministri Skender Hyseni ka qene i vetmi kryediplomat qe perfaqesoi shtetin e tij ne konferencen e energjise se rinovueshme ne Bruksel. (UPDATE)

Duke shfrytezuar takimin per lobing ndaj pavaresise se Kosoves, Ministri i jashtem eshte munduar te kontaktoje ministrat e energjise se Gjirit Persik per te diskutuar kete ceshtje

“Takova ministrin e Energjitikes se Katarit dhe disa perfaqesues te tjere nga Gjiri qe nuk e kane njohur Kosoven. Vendet vec e vec jane duke e trajtuar kete ceshtje dhe disa prej tyre do ta njohin pavaresine, ndoshta jo shume larg”, tha Hyseni.

Mirepo shteti me me ndikim ne vendet arabe, Egjipti, vazhdon t’i rezistoje apelit per njohjen e Kosoves. Ministri Hassan Younis refuzoi dhe takimin me Ministrin Hyseni, zyrtarisht meqenese nuk ishte i te njejtit profil.

“Nuk jam Minister i jashtem une, jam minister energjie”, sqaroi Younis.

Ministri Hyseni pranon qe ceshtja e ngritur nga Serbia ne gjykaten nderkombetare te drejtesise mbi ligjshmerine e shpalljes se pavaresise ka ngadalesuar procesin e njohjes se shtetit te Kosoves, pasi shume vende presin perfundimin e procedures, per te nderrmare zyrtarisht kete hap.
 

Top Channel