Jetime dhe pa shtepi

10/10/2009 16:20

Gearti eshte nje prej nxenesve te shkolles se mesme ‘Myslym Shima’ ne Tirane.

Pas vdekjes se babait dhe me pas te nenes se tij, ai dhe motra 10-vjecare mund te humbasin edhe te vetmen pasuri qe u kishte mbetur, shtepine.

Nena e tyre ka vetem 3 muaj qe ka vdekur nga nje semundje e pasherueshme dhe 16-vjecari i kalon ditet duke menduar sesi te paguaje detyrimet ndaj bankes

“Kam problemin e shtepise, duhet te paguajme kredine, po nuk kemi te ardhura te mjaftueshme. Kam frike se mos me nxjerrin nga shtepia”, thote Gearti.

E ema, Tatjana ka qene punonjese e nje prej bankave ne Tirane, ku ka marre nje kredi si shume shqiptare per te blere shtepine.

Fatbardha, tezja e Geartit regon se prej dy muajsh nuk kane paguar kredine, pasi ajo ende nuk ka marre kujdestarine e femijeve dhe askush nuk eshte ne pune.

Edhe ne shkolle e dine gjendjen e veshtire ne te cilen ndodhet Gearti. Mesuesja kujdestare thote se para se te vdiste nena e tij kishte treguar per situaten e veshtire ne te cilen ndodheshin.

Shoket dhe shoqet e tij te klases kerkojne ta ndihmojne, por nuk dine sesi.

Te aferm, mesues, por edhe miqte e tij shpresojne qe Gearti dhe motra e tij te mos perballen me nje humbje tjeter, e cila eshte me e vogel, por qe ne te ardhmen e ketyre femijeve mund ta cenoje rende.

Rregullat dhe ligjet e bankave jane te rrepta, por ne keto kushte kur dy femije te  mitur jane pa prinder si duhet te veprohet? A duhet te nderhyjne strukturat e shtetit qe te evitojne nje tjeter drame ne kete familje?

Top Channel