Tre vjet pezullim dhunuesit te arbitrit

09/10/2009 10:00

Komisioni i Disiplines ne  FSHF ka vepruar menjehere pas dhunes se shfaqur ne  fushen e Librazhdit, ku viktima kryesore ishte gjyqtari Adrian Rama.

Per kete ngjarje eshte bere “shembull” kapiteni i Sopotit, Shkelqim Hajdari, i cili ishte edhe dhunuesi i “xhaketes se zeze”, ndersa masat nuk munguan as per skuadren.

“Per goditje me shkelm te kundershtarit dhe goditje me shkelm e grushte te arbitrit, futbollisti i Sopotit, Shkelqim Hajdari, pezullohet per tre vjet nga cdo aktivitet futbollistik dhe gjobitet me 200 mije leke te reja”, ishte vendimi i disiplinorit.

Per dhunen e ushtruar ndaj treshes se gjyqtareve, i cili nuk e nderpreu ndeshjen per te mos krijuar probleme sociale dhe hedhjes se sendeve te forta ne fushe, Sopoti humbet 2:0 ne tavoline ne takimin me Elbasanin dhe gjobitet me 200 mije leke.

Gjithashtu, kesaj skuadre i jane zbritur 3 pike ne klasifikimin e pergjithshem, ndersa do te luaje dy ndeshje ne fushe asnjanese per mungesen e sigurise ne Librazhd.

Top Channel