Ronaldo reagon: Rooney nuk e ka seriozisht

09/10/2009 18:45

Pak ore pas deklarates se ashper te Wayne Rooney, i cili tha se shpreson qe Portugalia te mos kualifikohet per ne boteror, ka reaguar edhe asi i Real Madrid.

“Jam shume i sigurt se po bente shaka. Wayne eshte nje prej miqve te mi me te mire dhe ai e di shume mire se Portugalia eshte nje kombetare e madhe. Ka luajtur disa here kunder nesh dhe nuk ka fituar asnjehere. Por kur ka thene ato gjera jam i sigurt se nuk e ka pasur seriozisht. Ketu mes nesh ka shume miq, jo vetem mua”, shprehet Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Manchester United la me goje hapur gazetaret ne momentin qe tha se nuk i interesonte aspak nese Ronaldo apo Messi nuk do te ishin ne boteror edhe pse pranoi se te dy jane lojtare qe meritojne shume ne karrieren e tyre profesionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA