
Largimi i trajnerit Luciano Spalleti ka krijuar percarjet e para ne grupin romanist. Nje nga lojtaret qe ndien nostalgji per ish teknikun eshte mesfushori Daniele De Rossi.
“Me vjen vertete shume keq. Roma eshte nje qytet i vecante por me te nuk u soll mire. Tashme qe iku te gjithe kapin floket me duar por me pare nuk e trajtonin me respekt”, thekson lojtari verdhekuq ne nje deklarate pas ndeshjes Itali-Gjeorgji.
“Spalleti iku me dinjitet pasi u bind se nuk kishte me stimuj ne nje skuader te tille”, shton De Rossi, duke pohuar se me teknikun ne fjale ka kaluar periudhen me te mire te karrieres se tij.
“Kur erdhi ai gjendja nuk ishte shume mire. Ka bere nje pune te cilen e ka cuar deri ne perfeksion. Eshte nje trajner me te cilin jam i lidhur shume sepse nen drejtimin e tij jam rritur dhe permiresuar si askush tjeter”, perfundon De Rossi.
Top Channel