Rama: Deklarata e Berishes, provokim i ulet

09/10/2009 18:00

Kryetari i PS, Edi Rama e ka cilesuar si provokimin e radhes deklaraten e kryeministrit Berisha se eshte i gatshem t’i jape opozites shumicen ne komisionin hetimor parlamentar, por jo te hape kutite e votimit.

“Ky eshte provokimi i radhes i Berishes, i ulet dhe i papranueshem, qe e shton edhe me shume masen e arsyes pse neser ne oren 5 qytetaret duhet te bashkohen ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” per te protestuar kunder ketij kryeministri”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, kryeministri kerkon te vendose vullnetin e tij ne komisionin hetimor parlamentar, ne menyre qe te fshehe grabitjen e votes se lire ne zgjedhjet e 28 qershorit.

“Berisha thote se eshte gati te na jape shumicen, por jo te drejten per te vendosur mbi objektivin e hetimit. Objektivi i hetimit parlamentar nuk mund te percaktohet nga vullneti i Berishes dhe i shumices se tij ne Parlament, qe buron nga vota e grabitur”, ka deklaruar Rama.

Kreu i PS ka theksuar se Berisha i trembet hapjes se kutive, pasi ne to vertetohet krimi i tij elektoral.

“Ne e duam shumicen ne komisionin hetimor parlamentar per te hapur kutite dhe jo per te hapur hetime te turpshme parlamentare si ato te Berishes. Por Berisha i trembet hapjes se kutive, pasi ai e di mire se ne keto kuti fshihet humbja e tij ne zgjedhje”, ka nenvizuar Rama.

Lideri i opozites ka shtuar me tej se PS nuk do te kthehet ne Kuvend derisa te plotesohet kerkesa e saj per hapjen e kutive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA