
Ervin Skela eshte nje njohje e vjeter per trajnerin e Munih 1860, Edvald Linen.
Kete e ka pohuar vete tekniku i skuadres se Bundesliges 2 gjermane ne nje prononcim te dhene dje ne lidhje me tratativat per te marre mesfushorin e Kombetares se Shqiperise per pjesen e mbetur te sezonit.
Skela (aktualisht pa skuader), qe nga largimi i tij nga Energi Kotbuz ne muajin qershor, per momentin eshte nje alternative e pelqyer nga drejtuesit e Munih 1860.
Linen dhe menaxheri i skuadres, Miki Steviç, do ta ndjekin ate ne miqesoren ndaj Greuther Furth te shtunen, por edhe ndaj Suedise ne Stokholm te merkuren.
“Neve na nevojitet kompetence ne mesfushe. Une deshiroja ta merrja Skelen kur drejtoja Paniopniosin e Athines, por ai shkoi te Kotbuzi”, tha dje Linen.
Ndoshta tani kjo deshire do te realizohet. Shanset e Skeles jane rritur, pasi turku Ilhan Mansiz ka refuzuar oferten e Munih 1860.
Top Channel