
Euro preku dje serish kuoten 136 leke per here te dyte ne dekaden e fundit pas kater ditesh ngjitjeje graduale, por pa kthim prapa.
Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, 135.97 leke. BSH raporton zakonisht kursin mesatar te mesdites.
Pasdreke, tendenca negative per lekun vijoi dhe kursi mesatar u luhat rreth kuotes 136.2 leke per euro.
Vetem gjate kesaj jave leku ka humbur 1.2 per qind te vleres kundrejt euros. Qe nga fillimi i vitit, euro kushton 10.1 per qind me shtrenjte.
Nje pjese e konsiderueshme e kostos qe eshte rritur per shqiptaret nga ky ndryshim nuk pasqyrohet ne Indeksin e Çmimeve te Konsumit, per shkak se nuk perfshihen ne metodologjine ekzistuese.
Keshtu, çmimet e apartamenteve, kostot e kredive apo qirate ne euro, nuk maten dhe nuk raportohen ne ecurine e çmimeve te konsumit ne Shqiperi.
Top Channel