Gjyqtari Rrahman Retkoceri thote se eshte detyruar ta publikoje votimin e tij kunder denimit me 13 vjet burgim te te ashtuquajturit “Grupi i Llapit”.

I vetmi gjyqtar vendas i cili ka qene pjese perberese e turpit gjykues nderkombetar ndaj gjykimit per krime lufte te 3 ish-pjesetareve te UCK-se, eshte futur nen presion dhe kercenime.

Ndonese e ka ditur se berja publike e votimit te trupit gjykues perben veper penale, gjyqtari Retkoceri eshte detyruar ta beje nje gje te tille pas kercenimeve qe kishte marre me ane te mesazheve nje dite pas denimit te Grupit te Llapit me 13 vjet burgim per krime lufte.

Ne anen tjeter, Keshilli Gjyqesor i Kosoves ka marr masa disiplinore ndaj gjyqtarit.

Keshilli Gjyqesor ka vleresuar se gjyqtari Rrahman Retkoceri ka bere shkelje te pjesshme te konfidencialitetit te procedures dhe votimit, gje qe bie ndesh me Kodin e Etikes dhe Sjelljes Profesionale te Gjyqtareve.

Ne baze te kesaj, gjyqtari  Retkoceri rrezikon edhe largimin nga detyra. Retkoceri thote se, eshte kercenuar dhe eshte detyruar te dale publikisht per te bere te ditur votimin kunder denimit me 13 vjet burgim te te  ashtuquajturit “Grupi i Llapit”.

Ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine, te premten e kaluar u shpallen fajtor per krime lufte, “Grupi i Llapit”, duke denuar ish-komandantin e UCK-se dhe deputetin e Kuvendit te Kosoves, Rrustem Mustafa me 4 vite burg dhe dy bashkeluftetaret e tij, Latif Gashin me 6 vite dhe Nazif Mehmeti me 3 vite burg.

Top Channel