Kapet ne France Bledar Cafi

09/10/2009 08:45

Kapet ne Lion te Frances i kerkuari shkodran, Bledar Cafi, i cili eshte denuar per nje vrasje dhe dyshohet per disa vepra te tjera penale.

Pinjolli i familjes Cafi, ku shume pjesetare te saj kerkohen nga policia, dyshohet per vrasjen e Shyqyri Mustafajt, pasi ky nuk e kishte lejuar vajzen te shoqerohej me me nje nga familjaret e tij, duke e larguar nga Shkodra dhe martuar ne Tirane.

Per kete krim fillimisht u denua djali i viktimes, pasi edhe familja Mustafaj kishte frike te tregonte te verteten, por pas nje sere ankesash qe i denuari beri ne Prokurorine e Pergjithshme, u arrit qe te zbardhet plotesisht ngjarja e rende e vitit 2001.

Burimet zyrtare te policise bene te ditur se Cafi eshte kapur pas nje bashkepunimi mes Interpol-Tiranes dhe homologeve franceze.

Keta te fundit kane mundur te zbulojne vendndodhjen e shkodranit, te shpallur ne kerkim prej disa vitesh.

Sipas dosjes penale ne ngarkim te tij, ai akuzohet per vrasjen e Shyqyri Mustafajt, pikerisht me 27 korrik te vitit 2001.

Top Channel