Grate shtatzena, te painformuara

09/10/2009 08:25

Ne vendin tone, situata e shendetit te nenes dhe femijes, ende mbetet problematike duke e radhitur Shqiperine nder vendet me vdekshmeri te larte amtare e foshnjore ne rajonin e Europes.

“Nder shkaqet e lidhura me sistemin shendetesor mund te permendim cilesine jo te mire te kujdesit shendetesor te ofruar gjate shtatzenise, lindjes dhe pas lindjes per nenen dhe foshnjen e saj”, tha dje Petrit Vasili, ministri i Shendetesise, gjate nje takimi me specialiste te fushes ku u diskutua edhe per mundesi te reja permiresimi, edhe ne saj te bashkepunimit me nje projekt spanjoll.

Sipas Vasilit, aftesite dhe njohurite jo te mira dhe ne nivelin bashkekohor te personelit shendetesor, veçanerisht te atij qe punon ne kujdesin shendetesor paresor per te kryer aktivitetet e kerkuara sipas standardeve te OBSH-se lidhur me kujdesin per nenen dhe femijen.

Shkak i problemeve te nenes dhe femijes, sipas specialisteve, eshte edhe mungesa ne standarde, udhezime, protokolle referimi per kujdesin shendetesor.

Sipas deklaratave te djeshme, Ministria e Shendetesise ne strategjine e saj per reformimin e sistemit shendetesor i ka kushtuar nje prioritet permiresimit te vazhdueshem te shendetit te grave dhe femijeve dhe cilesise se jetes se tyre, duke ndikuar ne uljen progresive te vdekshmerise dhe semundshmerise se tyre.

Top Channel