
Indeksi i Cmimeve te Konsumit u rrit me 0.9 perqind gjate muajit shtator, duke shenuar rritjen e dyte radhazi si dhe ritmin me te larte te rritjes se shenuar qe nga dhjetori i vitit 2008, deklaroi dje Instituti i Statistikave.
Efekti sezonal (mbarimi i prodhimeve bujqesore vendese te veres) dha ndikimin me te madh ne rritje, por gjate shtatorit u vu re edhe rritja e cmimeve te mallrave te importuara, si pasoje e zhvleresimit te lekut.
“Indeksi i grupit Ushqime dhe Pije joalkoolike shenoi nje rritje prej 1.7 per qind, me nje ndikim prej 0.7 per qind ne totalin e ndryshimit mujor. Brenda ketij grupi, rritja me e madhe prej 6.9 per qind verehet ne nengrupin Zarzavate, perfshire Patatet”, deklaroi INSTAT.
“Indeksi i grupit Pije alkoolike dhe duhan shenoi nje rritje prej 0.6 per qind, brenda te cilit cmimi i duhanit shenoi nje rritje prej 1.3 per qind. Indeksi i grupit Transport shenoi nje rritje prej 0.9 per qind. Gjate muajit shtator, cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 0.2 per qind, dhe cmimi i benzines 0.3 per qind”, tha INSTAT.
Keto ndryshime lidhen vecanerisht me dobesimin e lekut. Sipas Bankes se Shqiperise, ndryshimet ne kursin e kembimit pasqyrohen ne masen 99 per qind ne cmimet e mallrave te konsumit brenda 9 muajve.
Gjate shtatorit qene ne rritje edhe cmimet qe mbikeqyren nga qeveria. “Indeksi i grupit Argetim dhe Kulture shenoi nje rritje prej 0.8 per qind, ku mund te permendim rritjen e cmimit te teksteve shkollore me 3.4 per qind”, njoftoi INSTAT.
Procesi i frangmetarizimit te teksteve shkollore per arsimin parauniversitar gjate viteve te fundit eshte shoqeruar me pergjysmimin e subvencionit te qeverise per kete sektor e per pasoje me dyfishimin e cmimeve.
Top Channel