
Deficiti buxhetor ne Shtetet e Bashkuara eshte trefishuar duke arritur ne 1.4 trilione dollare deri ne muajin shtator.
Keshtu thone te dhenat e publikuara nga Kongresi, analistet e te cilit kishin parashikuar se deficiti do te arrinte ne 1.6 trilione dollare.
Deficiti i madh ishte injoruar per te rritur shpenzimet e qeverise dhe ka ardhur si pasoje e renies se mbledhjes se taksave vjetore.
Departamenti i Thesarit do te raportoje per deficitin aktual me vone gjate muajit.
Zyra e Buxhetit ne Kongres ka deklaruar se deficiti eshte i barabarte me 9.9 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto, me i larti qe nga perfundimi i Luftes se Dyte Boterore.
Pas deficitit te ketij viti vjen ai i vitit te kaluar qe ishte 459 bilione dollare.
Zyra e Kongresit shton gjithashtu se rritja e shpenzimeve ka ardhur si pasoje e programit te qeverise per te stimuluar ekonomine, qe kap vleren e 787 bilioneve, si dhe nga ndihma qe qeveria u dha institucioneve qe rrezikonin falimentimin.
Top Channel