
Kryetari i PS-se. Edi Rama ka deklaruar se me bashkimin me PD-ne, LSI-ja ka humbur elektoratin e saj qe ka votuar kunder Berishes. Sipas tij, kjo pjese e elektoratit tashme eshte me prane nje bashkimi me PS-ne.
“LSI nuk eshte Ilir Meta dhe as grupi i krushqeve te uritur qe ai mori ne dasmen e tij me Saliun. LSI-ja eshte vota, dinjiteti, besimi, perkatesia e dhjetra mijera burrave dhe grave qe besuan se oferta e Metes ishte oferta radikale qe ndante perfundimisht Shqiperine nga Berisha dhe se vota e tyre per LSI-ne ishte menyre e tyre me e sigurte per ta investuar besimin tek dikush qe ne asnje menyre nuk do bente pazar me Berishen, nderkohe qe te tjeter, PS dhe une, ishim ne fakt mbulesa e nje pazari me Berishen”, eshte shprehur Rama ne “Top Story”.
“Keta dhjetra mijera njerez nuk jane me me Meten dhe nuk jane pjese nje projekti qe vdiq. Keta njerez sot jane shume me prane shtepise se madhe te se majtes qe eshte PS-ja dhe jane shume me prane bashkimit perfundimtar me kete parti qe i ndau historia e nje pazari tjeter, atij mes Berishes se Nanos”, theksoi Rama.
“Shqiperise nuk i duhet nje ndryshim thjesht mes disa ministrave, por nje ndryshim radikal qe u pengua permes fuqise abuzive te shtetit te vene nga pushteti dhe permes nje pushteti te lidhur ngusht me shtetin”, shtoi Rama.
Top Channel