Rama: 28 qershori, maskarade zgjedhore

08/10/2009 21:35

Ne intervisten dhene per “Top Story”, kreu socialist, Edi Rama e ka nisur fjalen e tij me ate qe e quajti “maskarade zgjedhore”, duke denoncuar per te disaten here deformimin e rezultatit te zgjedhjeve te 28 qershorit.

“Socialistet shqiptare ndihen te fyer dhe neperkembur per shkak te nje procesi qe u kthye ne nje maskarade qe perjashtoi PS-ne dhe opoziten nga fitorja e merituar. Ndryshimi duhej te ishte ne radhe te pare ndryshimni i kesaj tradite te mbrapshte te zgjedhjeve te kontestuara”, u shpreh Rama.

Ne vijim, ai falenderoi te gjithe veteranet qe e votuan kandidaturen e tij per nje mandat tjeter ne krye te PS-se dhe shtoi se tek ata 93 % qe e votuan shikon edhe mbeshtetjen absolute per te moslejuar qe demokracia ne vend te mos kthehet ne nje shfaqje te dirigjiuar nga treshja Berisha-Meta-Nano.

“Zgjedhjet e 28 qershorit jane te padenja per nje vend europian dhe per nje popull qe meriton me teper dhe do te votoje lirisht si kudo ne Europen ku jeton. Jam shume krenar per bazen e PS-se dhe per mbeshtetjen e pakursyer te veteraneve dhe te gjithe te tjereve qe u bene pjese e popullit opozitar. Kemi fituar mbi 60  % te qyteteve te vendit. Nuk e pranoj qe pjesa rurale mendon ndryshe nga pjesa urbane dhe qe ne zona te tera ne fshat u permbyska katerciperisht rezultati. Pas dy vjetesh rrugetim ne rruget dhe shtigjet e nje Shqiperie qe jeton ne fshat, une jam plotesisht i vetedijshem per gjendjen e rende, nevojat e medha por edhe aspiratat e atyre shqiptareve qe nuk eshte aspak e vertete qe ne 28 qershor nuk e mbeshteten PS-se dhe une jam bashke me ata qe kerkojne transparencen e plote te nje procesi te dhunshem”, theksoi kreu socialist.

Sipas tij, “ne 28 qershor pupulli i dha opozites fitoren dhe pushteti me shtetin permes nje sere mekanizmash ia mohoi kete fitore”. Rama shtoi se rruga e protestave eshte nje rrjedhim logjik i veprimeve te ndjekura nga mazhoranca per te mos u dhene te drejten shqiptareve t’u numerohet e lire vota e tyre.

Kreu i selise roze pohoi se Shqiperia eshte e uzurpuar nga klani i perbere nga Berisha, Nano e Meta. “Kjo gje qe ne po bejme nuk eshte aspak nje kopjim i modelit te Sali Berishes, por nje vijim logjik i rruges qe eshte ndjekur per te ardhur deri ketu. Sot njerezit e kane te pamundur per t’u perballur me fuqine e nje shteti qe punon per nje grup njerezish bashke me Sali Berishen, Meten dhe Nanon. Shqiperia eshte nje vend me institucione te uzurpuara per t’i sherbyer ketij klani”, eshte shprehur Rama ne “Top Story”.

“Sot ne jemi ne detyrimin historik per te rivendosur barazine perpara ligjit duke vendosur ne themele te drejten e pacenueshme te cdo shqiptari per ta pare voten e vete te numeruar lirisht. Pasi nese mohohet kjo e drejte, atehere do te mohohet cdo e drejte tjeter”, theksoi Rama. Kreu i PS-se tha se “kjo eshte beteja e shqiptareve per te jetuar si qytetare te denje ne vendin e tyre dhe nuk eshte beteja politike e nje partie dhe aq me pak e liderit te nje partie”.

“Eshte shkelur ligji nga KQZ-ja dhe trupi gjykues. Ky ligj thote se populli duhet te shohe voten tij kur nje pakice ne komisionin e zgjedhjeve e kerkon ate”, shtoi Rama. Sipas tij, keshilla me e keqe qe mund t’i jepet Berishes eshte qe te vazhdoje kokefortesisht ne rrugen qe ka zgjedhur dhe rruga me e keqe eshte rruga ne te cilen po ecen aktualisht.

“Vazhdimi ne refuzimin ndaj kerkeses sone legjitime per te rivendosur besimin tek procesi zgjedhor dhe per te cliruar zgjedhjet nga mekanizmi deformues eshte nje rruge e cila vetem do ta rendoje barren e pergjegjesise te Berishes. Ai nuk mund t’i shmanget perballjes me te verteten dhe do perseriste nje gabim te vjeter duke bere rolin e te fortit nderkohe qe ka nje pushtet ilegjitim”, tha Rama, i cili  kritikoi edhe rolin e mediave, qe sipas tij nuk kane pasqyruar realisht degradimin e procesit zgjedhor.

Kreu socialist nuk la pa permendur as nxjerrjen e disa te denuarve nga burgjet per fushaten zgjedhore, duke nenvizuar se eshte kryer nje operacion kriminal qe bashkon autoritetet me te larta shteterore qe duhet te garantojne sigurine e qytetareve. “Nuk kemi pse te shkojme pas gjurmeve kur perpara kemi ujkun. Ligji eshte i shkruar e zeze mbi te bardhe dhe kemi nga ana tjeter faktin e shkeljes se ketij ligji. Ne kerkojme nje hetim parlamentar te pavarur nga Berisha per te bere transparence te nje procesi”, denoncoi Rama. 

Top Channel