Qeveria emeron 9 zevendesministra

08/10/2009 19:20

Qeveria ka bere nje hap tjeter per plotesimin e posteve politike pas krijimit te mazhorances parlamentare me Levizjen Socialiste per Integrim.

Anetaret e kabinetit miratuan emerimin dhe shkarkimin e 9 zevendesministrave te rinj, 6 prej te cileve i perkasin LSI-se. Aleati kryesor i PD-se ne qeveri ka zevendesministrat e saj tek Ministria e Transporteve, Ministria e Punes, Ministria e Integrimit, Ministria e Bujqesise dhe Ministria e Arsimit.

Sipas vendimit te qeverise, Partia Agrare ka marre nje zevendesminister tek mjedisi, ndersa njeri nga 2 vendet bosh tek financat eshte plotesuar serish me nje njeri te PD-se.

Megjithe vendimin e sotem, emerimi i zevendesministrave nuk ka perfunduar, pasi mbeten bosh edhe disa vende ne ministri te tjera, perfshire dhe njerin nga zevendesministrat e Brendshem, i cili eshte vendi me delikat nga te gjitha emerimet e zevendesministrave dhe qe besohet se Partia Demokratike nuk do t’ia jape asnje aleati.  

Top Channel