
Zyra e Permbarimit duhet te ekzekutonte vendimin e gjykates per t’i liruar ambientet pronareve te tokes dhe godines se Muzeut te Shkencave te Natyres.
Ne oborrin e Shkencave te Natyres kur pritej te mberrinin forca te rendit kane protestuar punonjes te Muzeut, deputete te opozites dhe qytetare te cilet kundershtojne kete vendim.
Drejtori i ketij muzeu thekson edhe njehere se zhvendojsa e kafsheve shumevjecare pa nje plan te sigurte eshte me teper rrezik.
Deputete te opozites denoncojne heshtjen e qeverise per demtuar kete pasuri kombetare e trasheguar prej vitesh .
“Nuk kemi gje me pronaret, po e kemi me qeverine dhe kryeministrin, te cilet jane treguar mosperfilles perballe kesaj pasurie nderkombetare”, thote Eduart Shalsi, deputet i Partise Socialiste.
Ceshtja e Muzeut te Shkencave te Natyres eshte debatuar me dhjetera here por drejtesia shqiptare ka vendosur qe prona t’u kthehet pronareve.
Top Channel