
Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti deklaroi nga Brukseli se brenda mandatit 4-vjecar, Shqiperia do te lere pas krizen energjetike per t’u shnderruar ne eksportuese ne rajon.
“Per te krijuar nje baze te sigurte per zhvillimin e metejshem te vendit, kam bindjen se pas 4 vjetesh Shqiperia do jete shkeputur nga problemet dhe do shnderrohet ne nje fuqi energjitike ne rajon”, shprehet Prifti.
Ministri u takua me komisionerin europian per energjine, Piebals. Qellimi i takimit ishte paraqitja e reformave ne sektorit energjitik dhe hapat qe do te nderrmarre vendi ne kuader te integrimit europian, nje pjese e te cilave duhet te mbeshteten financiarisht nga komisioni.
Gjate vizites dy ditore, ministri shqiptar do te marre pjese ne konferencen e BE-se, Vendeve te Mesdheut dhe Gjirit per Energjine e Rinovueshme.
Top Channel