Obama emeron ambasadorin e pare gay

08/10/2009 15:55

Barack Obama ka emeruar ambasadorin e pare qe ka deklaruar hapur se eshte homoseksual. Shtepia e Bardhe ka bere te ditur se presidenti amerikan do te caktoje David Huebner per te prezantuar SHBA-te ne Zelanden e Re, qe mbulon edhe ishujt Samoa.

Zgjedhja e Huebner, nje drejtues i “Gay and Lesbian Alliance against discrimination” qe aktualisht punon per nje ndermarrje amerikane ne Shangai, do te koincidoje me nje fjalim mbi te drejtat e homoseksualeve qe Obama do te mbaje te shtunen ne darken e “Human Rights Campaign” ne kuader te kortezhit te aktivisteve gay qe do te zhvillohet te dielen ne Uashington.

Titullari i Shtepise se Bardhe eshte nen presion nga ana e organizatave gay qe i kerkojne te mbaje premtimet e bera ne fushaten elektorale.

Ne vecanti kerkohet heqja e politikes “Don’t ask, don’t tell” ne forcat e armatosura qe lidhet me epoken e Bill Clinton, qe u ndalon ushtarakeve te shpallin hapur homoseksualitetin e tyre. Zedhenesi i Shtepise se Bardhe, Robert Gibbs ka siguruar se Obama po ben progrese ne lidhje me kete ceshtje.

Top Channel