
Jose Mourinho, nje nga trajneret me te kritikuar per shkak te sulmeve te vazhdueshme ndaj gazetareve, kolegeve dhe lojtareve ka pranuar nje oferte per nje konference shtypi perballe femijeve.
Tekniku portugez eshte perballur me pyetjet e femijeve te emisionit “Kush e tradhetoi Piter Panin?”, qe e kane vene me shpatulla pas murit teknikun interist, duke i bere nje pyetje “me spec”. “Fiton shume para dhe paguhesh edhe kur nuk fiton”, e ka pyetur nje prej femijeve, ndersa Mourinho eshte pergjigjur: “Zakonisht trajneret fitojne me shume kur jane pushuar dhe nuk punojne, por une preferoj te punoj dhe te fitoj me shume”.
Ne vijim te intervistes, vogelushi Emanuele e pyet nese qesh kur fle. “Ndoshta qesh kur fle dhe nuk kam nevoje qe kete gje ta bej kur jam zgjuar”, u pergjigj Mou. Ne vijim, ai ka shtuar se nuk do stervise asnjehere nje skuader femrash, ndersa i ka dhene keshilla edhe nje prej femijeve, i cili enderron te behet portier.
Ne fund te konferences, Mourinho tha me entuziazem se nese do ta kishte ne dore, do nderronte cdo konference te bere deti tani me pyetjet e bera nga femijet e emisionit te Bonolis.
Top Channel