Materniteti, Moisiu, thirrje qytetareve te kene besim

08/10/2009 19:55

Arrestimi per mitmarrje i 4 bluzave te bardha ne maternitetin “Koco Glozheni” ka irrituar pacientet dhe te afermit e tyre  duke ndikuar negativisht ne raport me mjeket e tjere qe sherbejne ne kete maternitet.

Lidhur me kete ka reaguar drejtoresha e ketij materniteti Rubena Moisiu, e cila kerkon qe ky rast te mos pergjithesohet duke neperkembur keshtu figuren e mjekut. “Ne kete volum te madh pune ka edhe difekte e mangesi qe po perpiqemi t’i eleminojme. Jane vene re disa reagime te pakendshme. I bejme thirrje opionionit publik qe te mos influencohet nga ngjarjet e fundit. Ata do gjejne ketu sherbimin e nje stefi te gatshem”, shprehet Moisiu.

Mjeket gjinekologe te ketij materniteti tashme perballen me veshtiresi ne rastet kur gruaja shtatzane duhet te linde me operacion, pasi jane te afermit e tyre qe reagojne ashper duke akuzuar mjekun se e fut ne operacion me qellim per te marre sa me shume para.

 Grupi i mjekeve qe u hetua dhe u konstatua se merret ryshfet kundrejt sherbimit ndaj qytetareve, tashme eshte i pezulluar nga puna dhe vazhdojne procedurat e organeve te drjetesise.

Top Channel