
Partia per Drejtesi dhe Unitet do te votoje kunder marrveshjes se percaktimit te ujrave territoriale te Shqiperise me Greqine, nese do te cenohet qofte edhe nje cm i kufirit shqiptar.
I ftuar ne emisionin “Top Show”, Shpetim Idrizi ka theksuar se ky vendim eshte i pandryshueshem, pasi PDU sipas tij, ka ne thelb ceshtjen kombetare.
“Ne shohim qe ka ne shtyp shume zera, ka edhe kontestime, ka dhe akuza. Jemi duke e analizuar kete situate. Ka qene nje diskutim edhe ne komisionin nismetar te PDU-se. Nese e konsiderojme qe mund te cenohet qofte edhe nje cm toke apo edhe nje cm hapesire detare ne nuk do ta votojme kete ligj”, u shpreh Idrizi.
Persa i perket koalicioneve, Idrizi ka rikonfirmuar qendrimin e disa diteve me pare, se PDU do te negocioje me te gjitha forcat politike, duke patur si prioritet dhe kusht ne bashkepunimet e saj ceshtjen kombetare dhe problemet e shqipetareve kudo qe ata ndodhen.
Top Channel