Kirurgjia spinale, mjeket amerikane ne Shqiperi

08/10/2009 08:35

Pacientet me probleme te traumes spinale, demtime te shtylles kurrizore apo te qafes i ndan vetem nje fije nga shpetimi prej paralizes se perhershme dhe nisjes se nje jete normale.

Per te realizuar nderhyrje te veshtira, te veçanta te cilet te sjellin ne gjendje te meparshme, pas nje aksidenti, nevojiten kapacitete njerezore, shkembim informacioni me spitalet me moderne, por ne menyre te veçante pajisje dhe aparatura.

Per fat apo per shkak te rastesise, plote dhjete paciente te shtruar ne Spitalin Ushtarak, ne Qendren e Traumes tashme kane dale nga gjendja e paralizes dhe depresionit.

Neurokirurgu i njohur, Daniel Kim, Lelan Turner, nga spitali i Houston, Texas, Dr. Charles Park, Brandon Barry, Talia Watson nga Baltimora, bashke me shefin e Qendres se Traumes, ne Spitalin Ushtarak, Fatos Olldashi, dhe personelin mbeshtetes kane realizuar plot dhjete operacione te veshtira dhe te veçanta te pacientet shqiptare.

Behet fjale per operacione teper specifike te cilat nuk kerkojne vetem formim profesional, aftesi, talent, jane nderhyrje kirurgjikale, te cilat kane nevoje per pajisje te shtrenjta dhe aparatura speciale.

Si pasoje e perpjekjeve te vazhdueshme te stafit te qendres se traumes e ne menyre te veçante te shefit te saj, Fatos Olldashi, mjeke teper te njohur kane ardhur ne Shqiperi per te ndihmuar pacientet shqiptare, per te trajnuar mjeke e njekohesisht per te ndihmuar edhe me infrastrukture spitalore, si aparatura apo pajisje te nevojshme per kryerjen e operacioneve te kirurgjise spinale.

Top Channel