Jovetic: United me kerkon? Preferoj Fiorentinen

08/10/2009 15:10

Manchester United dhe Chelsea jane vene ne ndjekje te sulmuesit te Fiorentines, Jovetic, duke kerkuar te blejne 20 vjecarin nga Mali i Zi ne fundin e ketij sezoni.

Me kalimin e kohes loja e ballkanasit eshte rritur ndjeshem, madje ai ka shenuar edhe gola vendimtare me fanelen vjollce, cka ka ngjallur interesimin e skuadrave “big”. Por nga ana tjeter, sulmuesi malazez hedh poshte nje largim te mundshem nga Firenze.

“Kam lexuar per interesimin e United dhe jam i nderuar per kete por aktualisht me pelqen te vazhdoj te luaj ne Firenze. Ketu kam gjithcka qe deshiroj dhe per t’u rritur si lojtar. Kam nje kontrate 5 vjecare me Fioren dhe nuk kam ndermend ta shkel”, thote Jovetic ne nje interviste per gazeten “Blic”. 

Top Channel