Golem, tragjedia e radhes per nxenesit kosovare

08/10/2009 18:45

Ditet e pushimit ne Golem per nxenesit e shkolles se mesme te Gjilanit u kthyen ne ankth dhe panik.

Gjate oreve te mengjesit nje shpethim i fuqishem tronditi hotelin ku ata ishin akomoduar, duke plagosur disa prej nxenesve. “Nuk di gje fare. Isha ne gjume kur ndodhi ngjarja”, shprehet nje prej nxenesve te plagosur jashte rrezikut per jeten.

Deshmitaret e kane krahasuar shperthimin me nje termet te forte. Paraprakisht thuhet se shkak eshte bere shperthimi i nje bolieri nga uji i nxehte, ndersa muret u shemben plotesisht. Pas ngjarjes policia shoqeroi ne komisariat pronarin dhe inxhinieret.

Kjo ngjarje ndodh 5 vjet pas tragjedise ne Fushe Arrez ku nje autobuz u aksidentua, duke shkaktuar vdekjen e 15 nxenesve dhe plagosjen e 34 te tjereve.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel