Furnizimet me nafte po shterojne

08/10/2009 10:10

Ekziston nje rrezik real qe prodhimi global i naftes te arrije pikun dhe me pas renien brenda vitit 2020.

Keshtu thote nje raport i Keshillit te Kerkimeve per Energjine ne Mbreterine e Bashkuar, i cili deklaron se ekziston nje konsensus i pergjithshem se epoka e naftes me cmim te lire po perfundon.

Por institucioni paralajmeron se shumica e qeverive, perfshire ate britanike, ekspozojne vetem nje pjese te vogel te shqetesimit persa i perket shterimit te naftes.

Autoret e raportit deklarojne gjithashtu se 10 prodhuesit me te medhenj te naftes ne bote kane filluar te pesojne renie.

Nga njera ane jane ata qe deklarojne se furnizimet globale kane arritur kulmin dhe se qeverite nuk jane te pergatitura per t’u perballur me krizen qe do te godase ekonomine ne vitet e ardhshme.

Ndersa nga ana tjeter jane kompanite e nafte dhe shume analiste te ceshtjeve energjitike qe hedhin poshte deklaratat se furnizimet me nafte po mbarojne.

Top Channel