Franca, Gomis humbet ndjenjat ne fushe
08/10/2009 15:50
Momente paniku ne fushen e stervitjes diten e merkure ne qendren stervitore te kombetares se Frances.
Sulmuesi francez, Gomis ka kaluar nje moment te veshtire, duke humbur ndjenjat gjate drejtimit te seances stervitore nga tekniku Raymond Domenech.
Prej rreth 50 minutash, skuadra ndodhej ne fushe dhe po luante nje ndeshje 6 kunder 6. Papritur lojtari i Lionit u rrezua pertoke pa ndjenja. Menjehere kane nderhyre mjeket e kombetares se Frances dhe pas nje minute Gomis e ka marre veten duke i siguruar te gjithe se ndihej mire.
Gjate diteve ne vazhdim do kryhen analiza me te hollesishme per te zbardhur shkaqet qe cuan ne humbjen e ndjenjave.
Top Channel