
Deputeti socialist, Xhemal Qefalia i eshte drejtuar Gjykates se Tiranes per largimin nga detyra dy vite me pare, atehere kur ai drejtonte paraburgimin 313 ne kryeqytet.
Deputeti i zgjedhur per Tiranen ka paditur Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve per kohen ku ne krye te tyre ka qene Saimir Shehri, duke kerkuar demshperblim nga ky institucion per zgjidhje te pajustifikuar te kontrates, per mosrespektim te afatit te njoftimit dhe per shperblim per vjetersi pune.
Deputeti socialist kerkon gjithashtu edhe anulimin e vendimit te largimit te tij nga kjo detyre. Pas hedhjes se shortit, ceshtja civile i ka rene per gjykim gjykateses Regelta Panajoti. Xhemal Qefalia eshte i njohur ne drejtimin e burgjeve per mese 13 vjet dhe per largimin e tij nga kjo detyre, burimet pohuan se kishte lidhje me fitoren e te vellait Kujtim Qefalia gjate zgjedhjeve lokale per Komunen e Dajtit.
Gjate asaj kohe u pefol jo zyrtarisht se fakti qe i vellai perfaqesonte siglen e Partise Socialiste, tek Qefalia kishte patur nderhyrje qe ai te terhiqej nga kandidimi per kryetar komune.
Top Channel