
Kur ka kaluar pak me shume se nje vit nga privatizimi i sektorit te shperndarjes vjen dhe perplasja e pare mes cekeve te Cez dhe autoriteteve shqiptare.
Kompania ceke pretendon se treguesit e OSSH-se ne vitin 2008 kane qene te manipuluar, sidomos ne pjesen e humbjeve, qe sipas Cez jane ulur artificialisht nga drejtuesit e meparshem shteterore. “Sistemi i faturimit nuk eshte i besueshem. Shtremberimet kane cuar ne ulje te humbjeve. OSSH ka faturuar 61 milione kv/ore me shume se sa ka arketuar”, shprehet perfaqesuesi i auditimit te Cez, Jakob Minarik.
Por pretendimet e pronareve te rinj te OSSH-se, kane ndeshur ne rezistencen e Entit Rregullator te Energjise. “Perse ne metodologjine tuaj nuk eshte marre ne konsiderate faktori i faturimit qe ndikon ne uljen e humbjeve?”, eshte shprehur kreu i ERE-s, Bujar Nepravishta. Me shume se sa perplasje shifrash, treguesi i humbjeve te energjise ne vitin 2008, ka pasoja afatgjata per ecurine e sektorit, por ndikon direkt edhe cmimet qe do te paguajne konsumatoret ne te ardhmen.
“Ne rast se do pranohej niveli 32.7 %, atehere ne 2014-en humbjet do ishin 15.7 % si detyrim i Cez. Kurse tani nese humbjet merrren 35.7 %, ato do jene 18 % ne 2014-en. Humbjet jane pjese kryesore e cmimit te energjise elektrike”, shton Nepravishta. Kjo perplasje e pare mes Cez dhe autoriteteve shqiptare vjen vetem nje jave pasi kompania ceke ka aplikuar zyrtarisht per rritjen e cmimit, vendimi i te cilit do te merret brenda 15 dhjetorit pikerisht nga Enti i Energjise.
Top Channel