
Lorik Cana vazhdon te dominoje sondazhin e organizuar nga faqja zyrtare e Sanderlendit ne internet, ku tifozet bardhekuq votojne per lojtarin me te mire te ndeshjeve.
Mesfushori shqiptar eshte perzgjedhur si futbollisti qe beri diferencen edhe per sfiden kunder Manchester United, ku te besuarit e Stiv Brus barazuan 2:2 ne “Olld Traford”.
Cana mori 36.3 per qind te votave te me shume se dymije e dyqind tifozeve. 26-vjeçari u cilesua si nje prej lojtareve vendimtare ne piken e marre ne fushen e veshtire te kampioneve te Anglise.
I dyti ne sondazhin e kesaj sfide u klasifikua Andi Reid, me 14 per qind te votave, ndersa ne vendin e trete ishte Majkell Terner me 10.6 per qind. Kjo eshte hera e gjashte ne dhjete ndeshje te luajtura deri me tani, qe Lorik Cana vleresohet si “Lojtari me i Mire” i Sanderlendit.
Me pare kapiteni i “maceve te zeza” ishte vleresuar edhe per paraqitjet e mira ne sfidat e Premierliges kunder Çelsit, Bllekbernit, Stok Sitit, Hull Sitit dhe Volverhemptonit.
Top Channel