“Pasaportat, me mire se Maqedonia”

08/10/2009 19:35

Ministri i Brendshem, Lulzim Basha eshte shprehur pas nje vizite ne qendren e personalizimit te kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike, se Shqiperia ka hedhur hapa perpara duke qene nje nder vendet me shperndarjen me te madhe ne rajon te dokumenteve te identifikimit.

Ministri Basha ka premtuar se per tre muaj ne do te jemi numri 1 i rajonit. “Ky proces qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit ka ecur me shpejtesine me te madhe krahasuar me cdo vend tjeter te rajonit. Me kete ritem, Shqiperia ne fund te ketij viti do kete numrin me te madh te pasaportave te leshuara ne rajon deri ne fundin e ketij viti. Perfitoj nga rasti t’u bej thirrje shqiptareve te aplikojne per pasaporta biometrike”, shprehet Basha.

Komisioni Europian ka vedosur qe ne janar te vitit 2010 te liberalizoje vizat per Maqedonine, Malin e Zi dhe Serbine.

Top Channel