Abilaliaj: Perkrah Memellit, mposhtim Dinamon

08/10/2009 09:25

Me demtimin e Migen Memellit dhe largimin e Daniel Xhafajt, ne keto jave te para te kampionatit, pesha e sulmit te Tiranes ra mbi Arber Abilaliajn.

Por, ne derbin kunder kryesuesve te Dinamos, me 99 per qind, bardheblute do te mbeshteten edhe te sherbimet e Memellit, qe po pergatitet per te luajtur ndeshjen e pare sezonale.

Nje lajm i mire per Abilaliajn, i cili beson se dyshja me golashenuesin e edicionit te kaluar do te funksionoje. “Besoj se se bashku me Memellin do ta mposhtim Dinamon.

Ai ka deklaruar se shenon dy-tre gola ne ndeshje? Shpresoj te ndodhe keshtu. Nuk i trembem konkurrences, ajo thjesht me motivon qe te punoj me shume dhe te jap gjithmone maksimumin”, deklaroi sulmuesi vlonjat.

Duke folur per largimin e trajnerit Lonçareviç dhe zhvillimet e tjera ne radhet e kampioneve, ai shtoi: “Jemi te motivuar dhe kerkojme te dalim nga situata ku ndodhemi. Ardhjen e trajnerit te ri, i cili do te jete nga familja bardheblu, e shoh si pozitive”.

Top Channel