
Nje nga te akuzuarit kryesore per shembjen e nje pallati pesekatesh ne Gjirokaster, ne 9 nentorin e vitit 2008, ka deklaruar dje se punetoret e firmes se tij, qe ndertonte nje godine te re ne themelet e pallatit te shembur, e vune re rreshqitjen e dheut, por nuk kishte kohe te mjaftueshme per te parandaluar shembjen qe mori jeten e 3 personave: nje femije, nje te reje dhe nje te moshuare.
Ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor te Gjirokastres eshte zhvilluar dje seanca e radhes ne ngarkim te 7 personave te akuzuar per shembjen e pallatit ne lagjen “11 Janari” te ketij qyteti, ku humben jeten 3 persona dhe mbeten pa strehe 15 familje.
Me sa duket kjo eshte nga seancat e fundit ne ngarkim te shtate te pandehurve per rrezimin e pallatit me 9 nentor te vitit te kaluar ne Gjirokaster, pasi nga trupi gjykues eshte paralajmeruar qe seancen e ardhshme do te degjohen konkluzionet kryesore te prokurorit te ceshtjes.
Ne seancen e djeshme gjyqesore, nga trupi gjykues i kryesuar nga kryetari i Gjykates se Gjirokastres, Desar Avdulaj, jane marre ne pyetje me pelqimin e te pandehurve pese prej personave qe akuzohen nga organi i akuzes: shefi i Policise se Ndertimit te bashkise, A.Shehu; sekretarja e KRRT-se se Bashkise Gjirokaster Aferdita Papamihali; ish-pergjegjesi i Zyres se Urbanistikes, Alfred Mamani dhe inxhinieri i firmes “Arti” sh.p.k, Gjergji Meci.
Nderkaq ish-punonjesit e policise bashkiake, Petrit Maksuti, dhe Leonard Mustafaraj, nuk kane pranuar te japin deklarimet e tyre gjate seances se djeshme gjyqesore, qe zgjati tre ore si rralle ndonjehere. Gjate seances, avokatet mbrojtes te te pandehurve per tragjedine e 9 nentorit te vitit te kaluar kane paraqitur para trupit gjykues te kryesuar nga Desar Avdulaj, provat e fundit te disponuara per te vertetuar ne pafajesine e klienteve te tyre.
Ajo cfare beri pershtypje gjate seances se djeshme qe rriti ndjeshmerine e perfaqesuesve te akuzes, ishte deklarata e presidentit te firmes se ndertimit “Arti” sh.p.k. Sotiraq Janora. Ky i fundit, qe eshte edhe i akuzuari kryesor, i ka befasuar te pranishmit ne sallen e gjyqit me deklarimin se ai dhe punetoret e firmes, disa minuta para katastrofes ishin ne dijeni per rrezikun qe i kanosej nderteses se banimit disa metra objektit qe ndertohej, por qe koha nuk kishte mjaftuar per te marre masa, pasi shembja kishte nisur menjehere.
“Ngjarja pritej te ndodhte dhe kete une e konstatova ate dite, pak minuta para se ajo ndodhi, – eshte shprehur Janora. Kam konstatuar carje te betonit dhe pilotave mbrojtese te betonit poshte terrenit qe ndertohej, por nuk arritem ne kohe te shmangnim katastrofen, pasi shembja erdhi menjehere dhe nuk kishte kohe”. Sipas tij, specialistet e firmes se tij u nisen drejt pallatit te banuar per te njoftuar, por nuk arriten ne kohe te evakuonin banoret, pasi rrezimi erdhi befasishem.
Pas ketij deklarimi, ka ardhur menjehere reagimi i perfaqesuesve te prokurorise, permes Alfred Saliut, prokuror i ceshtjes. Sipas Saliut, deklaratat e Janores jane ne antiteze te plote me ato cfare ka deponuar ne prokurori ne momentet fillestare te ceshtjes, disa ore pas arrestimit.
Megjithate kjo nuk ka ndikuar ne ecurine e metejshme te seances se sotme, e cila u karakterizua nga nje fryme jo konfliktuale, pasi gjithcka ka mbaruar dhe vetem pritet fjala e prokurorise per konkluzionet perfundimtare.
Terhoqi vemendjen fakti se deklarimet e ish-punonjesve te Bashkise se Gjirokastres qe jane liruar nga gjykata dhe gjykohen ne gjendje te lire gjate kesaj seance ishin te unifikuara. Keshtu: Mamani, Papamihali, Shehaj etj., jane shprehur se kane qene kunder ndertimit te objektit shtatekatesh, qe dyshohet se shkaktoi rrezimin e pallatit te banimit, duke shkaktuar tre viktima dhe gjashte te plagosur.
Per pergjegjesin e Zyres se Urbanistikes, Alfred Mamani, objekti nuk duhet te ndertohej ne vendin ku u vendos dhe per kete ai ka qene kunder para dhe pas miratimit te lejes se ndertimit, apo dhe sheshit te ndertimit.
“Jane dokumentet ato qe e vertetojne plotesisht qendrimin tim per mosndertimin e objektit”, deklaroi Mamani, duke vazhduar me tej se edhe ne mbledhjen e KRRT-se se Bashkise, vota e tij ka qene kunder ndertimit te objektit, pasi nuk i plotesonte parametrat per nje bazament te qendrueshem dhe mosplotesimin e kushteve te tjera teknike ne terren.
Top Channel