Lindja e Mesme, Italia: Jemi prane Palestines

07/10/2009 17:10

“Kam konfirmuar angazhimin tone ne te gjitha fushat dhe ne te gjitha drejtimet, per te qene prane Palestines dhe per te mbeshtetur procesin e paqes”.

Deklarata eshte bere nga kryeministri italian Silvio Berlusconi, i cili priti sot ne zyren e tij presidentin palestinez, Abu Mazen.

Shefi i qeverise italiane ka bere thirrje per nje dialog qe te sjelle krijimin e dy shteteve qe te jetojne se bashku ne paqe, si dhe ka ftuar Izraelin qe te ndale kolonite e tij.

Nga ana e tij, Mazen, i cili me pare eshte takuar me presidentin Napolitano, ka kerkuar qe Izraeli te respektoje “Road Map”-in.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA