Al Kaeda, thirrje per lufte te shenjte ne Kine

07/10/2009 16:25

Nje thirrje per nje lufte te shenjte kunder Kines “qe mban ne zgjedhe” popullin e saj eshte bere nga nje eksponent i rendesishem i Al Kaedes, Aby Yahya al Libi.

Ne nje video drejtuar komunitetit ujgur te provinces Xinjiang, Al Libi ka paralajmeruar Kinen se do te kete nje fat te ngjashem me ate te suprefuqise komuniste, BRSS.

Ne mesazhin e tij terroristi shprehet me tej se, eshte detyre e myslimaneve te mbeshtesin vellezerit e tyre te shtypur nga regjimi ne Turkestanin Lindor, sic njihet nga myslimanet Xinjiangu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA