Sumatra, reduktohen kerkimet per te mbijetuar

06/10/2009 09:45

Rreth nje jave pas termetit vdekjeprures qe tronditi ishullin indonezian te Sumatres, autoritetet lokale po vijojne perpjekjet per t’u ardhur ne ndihme komuniteteve te prekura.

Disa prej tyre nuk kane marre ende ndihma, ndersa te tjere rrezikojne te lihen te bllokuar nen germadha, pasi vemendja eshte perqendruar tek ata qe jane gjalle.

Burime nga Kryqi i Kuq deklaruan per BBC se ushqimet, cadrat per strehim dhe uji i pijshem ishin nevoja urgjente.

Mbi 1 mije persona kane vdekur nga termeti, nderkohe qe mijera te tjere konsiderohen te humbur. Autoritetet ne qytetin e Padangut, ku ishte dhe epiqendra e termetit, kane nderprere kerkimet per te mbijetuarit dhe e njejta gje eshte bere edhe ne zonat e tjera te goditura nga lekundja sizmike.

Nje grup agjencish britanike qe ofrojne ndihme kane bere thirrje per rritjen e fondeve per banoret e prekur nga termeti, si dhe per ata te goditur nga tajfuni “Ketsana”, qe shkaktoi deme te medha ne Filipine dhe Vjetnam javen e kaluar.

Nderkohe, ndihma po vijne edhe nga SHBA, qe kane derguar avione dhe anije ushtarake, te cilat do te shperndajne ndihmat.

Top Channel