Ambasadori italian ne Prishtine, Michael Giffoni ka deklaruar se Italia vazhdon te mbetet nje vend mbeshtetes i Kosoves dhe se investimet e saj ne shtetin e ri do te jene te medha.

Ne nje interviste per nje te perditshme lokale, Giffoni ka deklaruar se edhe ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, Italia do te mbaje te njejtin qendrim qe ka pasur ndaj pavaresise.

“Kontributi yne me nje memorie te shkruar ne GJND eshte nje vendim procedurial. Por te gjithe e dine qe Italia eshte mbeshtetesja kryesore e pavaresise se Kosoves”, ka pohuar diplomati italian.

Ai ka shtuar me tej se Italia po luan nje funksion te rendesishem edhe ne Komisionin Evropian, ku po vlereson progreset e arritura nga Kosova per te hyre ne procesin e integrimit dhe ate te liberalizimit te vizave.

Top Channel