
Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta, priti dje ne zyren e tij ambasadorin e SHBA-ve ne Tirane, Xhon Uidhers. Ministria e Jashtme beri te ditur dje se ambasadori Uidhers i ka uruar suksese zv/kryeministrit Ilir Meta dhe e ka siguruar ate per forcimin e metejshem te bashkepunimit midis SHBA-ve dhe Shqiperise.
Pas vleresimit te nivelit te shkelqyer te marredhenieve mes Shqiperise dhe SHBA-ve, ambasadori Uidhers i dorezoi zotit Meta mesazhin e urimit te Sekretares se Shtetit, Hilari Klinton, permes se cilit ajo shpreh mbeshtetjen e vazhdueshme qe SHBA do t’i jape Shqiperise gjate procesit te integrimit euro-atlantik, si dhe thekson angazhimin per thellimin e partneritetit te ngushte mes SHBA dhe Shqiperise.
Nga ana e tij, mesohet se ministri Meta e ka falenderuar ambasadorin Uidhers per mbeshtetjen e fuqishme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe ka shprehur gatishmerine e qeverise shqiptare per intensifikimin e marredhenieve strategjike mes dy vendeve.
Gjithashtu, ambasadori Uidhers vleresoi edhe rolin konstruktiv qe Shqiperia ka luajtur dhe vazhdon te luaje ne rajon, tashme edhe si vend anetar i NATO-s, si dhe politiken e fqinjesise se mire dhe te bashkepunimit rajonal.
Top Channel