
Kriza parlamentare, pas bojkotit te opozites tashme eshte evidente. Dhjetra ligje qe kerkojne jo vetem 84 vota qe shumica nuk i ka, por dhe zerin e opozites, rrezikojne te mbeten pa miratuar nese e majta vazhdon te refuzoje pjesmarrjen ne Kuvend.
Analistet Fatos Lubonja dhe Mero Baze e shohin kete si mungese vizioni nga ana e qeverise per te zgjidhur krizen mes saj dhe opozites. Lubonja thote se politika vazhdon luften per pushtet, dhe sipas tij fati i keq eshte se mungesa e demokracise parlamentare eshte nje semundje kronike.
“Eshte shqetesim i madh sepse opozita duket sikur ka hall vetem pushtetin e vet, ndersa ne kemi nevoje per nje opozite te forte ndaj kesaj qeverie per shume ligje, per shume vendime qe po merren. Nuk eshte vetem fjala per ligjet kushtetuese por edhe ligje te tjera qe kane nevoje per oponence shume te forte. Edhe kriza ekonomike, ashtu si kriza politike e demokratike tregojne gjendjen e semure te vendit qe veshin me pergjegjesi shume te madhe klasen tone politike“, shprehet Lubonja.
Reduktimin e jetes parlamentare, analisti Mero Baze e sheh si ngjarje te rende qe sipas tij tregon se qeveria nuk ka asnje plan per te zgjidhur krizen. “Vetem ne kohen e Haxhi Lleshit parlamenti mblidhej vetem nje here ne vit, keta mblidhen nje here ne jave. Eshte shume i rende dhe i ngjan te gjitha veprimeve te qeverise per t’iu shmangur problemeve me reduktim. Qeveria nuk zgjidh dot problemin e skafeve, nuk zgjidh dot krizen me opoziten dhe mbyll parlamentin. Berisha nuk ka ende nje plan per zgjidhjen e krizes me opoziten dhe ky eshte nje lajm shume i keq“, thekson Baze.
Top Channel