Ende nuk dihet se kush nga institucionet nderkombetare do te vezhgoje procesin zgjedhor ne Kosove.

Zyrtaret e KQZ-se bejne te ditur se deri tani asnje institucion nderkombetar nuk ka kerkuar akreditim ne KQZ ne menyre qe t’i jepet e drejta per te vezhguar zgjedhjet e 15 nentorit. Jo zyrtarisht KQZ ka nisur bisedimet me drejtues te Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Keshillit te Evropes, por gjithcka eshte ne fazen e bisedimeve.

Nga ana tjeter jane organizatat jo qeveritare ato qe kane nisur punen e vezhgimit te procesit zgjedhor. Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia ne Veprim”, Instituti Nacional Demokratik dhe Instituti per Studime Politike dhe Evropiane kane angazhuar tashme mbi 2000 njerez per te vezhguar te gjitha aktivitetet e lidhura me mbajtjen e zgjedhjeve me 15 nentor.

“Instituti Nacional Demokratik eshte nje organizate jo qeveritare me baze ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne punojme ne shume vende te botes ne mbeshtetje te proceseve zgjedhore. Ne Kosove punojme prej dhjete vjetesh dhe kete here jemi akredituar nga KQZ per te vezhguar procesin zgjedhor te 15 nentorit”, shprehet Carlo Binda, drejtor i Institutit Nacional Demokratik ne Kosove.

Koalicioni “Demokracia ne Veprim”, ne nje konference per shtyp, premtoi mbeshtetje te plote per te gjithe aktoret qe merren me procesin e zgjedhjeve.

Top Channel