Organizata “Komploti i Berthamave te Zjarrit” mori persiper sulmin me bombe ndaj mitungut te Demokracise se Re, mbremjen e se premtes ne Athine.

Sipas njoftimit qe kjo organizate beri ne nje blog anarkistesh, “Komploti i Berthamave te Zjarrit” merr persiper edhe disa sulme terroriste ne qende te Athines, ku me i rendi eshte shperthimi i bombes ne zyren e shefes se programit ekonomik te Pasok, Lukas Kaceli, 10 dite me pare.

Bomba ishte e vendosur ne nje ene kuzhine, metode qe vetem kjo organizate perdor. Ne traktin e publikuar pak para ores 20, sipas ores lokale te se shtunes, dhe vetem pak ore perpara fillimit te votimeve ne vend, organizata kercenon me sulme te tjera ndaj politikaneve dhe gazetareve.

Organizata mohon se anetare te saj jane arrestuar prej policise. Madje, ajo akuzon forcat e rendit se kane fabrikuar provat dhe ushtruar dhune ndaj te arrestuarve te Halandrit nen akuzen e terrorizmit.

Me heret, policia e Athines u detyrua te pranoje se ne godinen e cilesuar si baze e terroristeve ishte gjetur nje bombe, si dhe disa materiale qe perdoren per prodhimin e tyre, por ne to nuk u gjeten gjurme gishtash ose prova te tjera qe te kene lidhje me te arrestuarit.

Ky pohim i forcave te rendit pritet te perdoret prej avokateve te te akuzuarve ne gjyq.

Top Channel