Misioni EULEX ka mirepritur vendimin e disa diteve me pare te gjykates se Prishtines, qe denoi me burg anetaret e te ashtuquajturit “Grupi i Llapit”.

Permes nje komunikate per shtyp, misioni i rendit dhe ligjit vlereson se, gjykata ka vepruar ne menyre te pavarur, e pandikuar nga politika.

“Vendimi i gjykates se Prishtines eshte bere ne perputhje me parimet e pavaresise se gjyqesorit dhe te trajtimit te barabarte para ligjit te cdo individi”, thuhet ne komunikate.

Nje grup gjyqtaresh shpallen dje fajtore ish-anetaret e UCK-se Rustem Mustafa, Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti, fajtore per nje seri krimesh te kryera gjate periudhes se luftes.

Ne komunikaten e tij, EULEX shpreh nder te tjera mbeshtetjen e tij ndaj qeverise se Kosoves ne respektimin e ligjit dhe paanshmerine e drejtesise.

Top Channel