Ahmadinexhad me origjine hebreje?

03/10/2009 12:05

Politikani qe me shume se kushdo urren Izraelin ne Lindjen e Mesme eshte presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad.

Por mediat britanike habisin kur hedhin dyshime mbi origjinen hebreje te tij.

Gazeta “The Daily Telegraph” i referohet nje dokumenti qe Ahmadinexhad ka publikuar dhe nderrimit te mbiemrit qe ka bere familja e tij kur ai ishte vetem kater vjec.

Karta e identitetit, tregon se familja e tij ka patur nje mbiemer tjeter, po arsyet e nderrimit te tij nuk shpjegohen.

Psikologet po gjejne rrenjet e urrejtjes se madhe te Ahmadinexhad, i cili me pare ka deklaruar se holokausti nuk ka ekzistuar dhe se Izraeli duhet zhdukur nga hartat.

 

Top Channel