Ministri i Jashtem kosovar, Skender Hyseni ka paralajmeruar sot, pas kthimit nga Nju Jorku, njohjen e pavaresise se Kosoves nga 4 deri ne 5 vende.

Duke folur ne nje konference per shtyp, Hyseni ka deklaruar se gjate qendrimit ne SHBA eshte takuar me perfaqesuesit e shume vendeve, nga te cilet ka kerkuar njohjen e pavaresise.

Megjithate, shefi i diplomacise kosovare nuk ka permendur ndonje emer dhe asnje date se kur keto njohje te reja mund te ndodhin.

Me tej, i pyetur nga gazetaret mbi deklaraten e ministrit te Jashtem serb Vuk Jeremic, se Kosoven mund ta njohin 30 vende, Hyseni e ka cilesuar ate si nje spekulim te Beogradit, ne menyre qe te thote se i ka parandaluar njohjet.

Top Channel