SHBA-Iran, takim historik per ceshtjen nukleare

01/10/2009 16:45

Takim historik mes SHBA-se dhe Iranit per ceshtjen e armeve berthamore.

Ne Gjeneve te Zvicres, nensekretari amerikan, Ulliam Berns dhe kreu i negociatoreve te Teheranit, Sait Xhalili jane takuar per te hedhur themelet e nje bashkepunimi qe mund te zbuse marredheniet e ashpra mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Ata jane takuar ne prag te samitit 5+1 me Iranin. Lajmin e kane bere te ditur burime zyrtare qe kane marre pjese ne takimin dypalesh. Nuk dihet ende per cfare kane biseduar dy diplomatet por ky eshte nje sinjal i qarte per vullnetin e administrates Obama per sheshimin e mosmarreveshjeve me Iranin.

Top Channel